





Ura e vjetër e gurit në Prizren është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkeologjik”, i miratuar me numër 2345/48.
Ura e gjendet në qendrën e qytetit të vjetër, përmes të cilës kalon Lumi i Bardhë. Në anën lindore të saj gjendet Ura e Arastës, kurse në anën perëndimore gjendet Ura e Naletit.
Në bazë të materialit, stilit, teknikës së ndërtimit, supozohet se ura është ndërtuar kah fundi i shekullit XV, ose në fillim të shekullit XVI.