Monumentet Kulturore

Kompleksi Memorial Adem Jashari i njohur edhe si Kompleksi Memorial i Lagjes Jashari është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndodhet në Prekaz, Skenderaj, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “arkitekturale”, i miratuar me numër përkatës 3494.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndërruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin për shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional.

Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje si Shaban, Hamëz e Adem Jashari pandërprerë qëndron Garda e FSK-së, e cila e nderon Komandantin Legjendar dhe mbarë familjen Jasharaj.