Monumentet Kulturore

Mulliri i Shabanajve është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan, Kosovë.

Në brendësi të qytetit gjendet mulliri i Shabanajve. Tani për tani i është dhënë në përdorim organizatës së grave Jeta, e cila e përdor si vend ekspozues-shitës për artizanatet e anëtarëve të organizatës. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”.