Monumentet Kulturore

Teqja e Madhe e tarikatit Saadi është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor” dhe është teqja jo vetëm më e vjetër në Gjakovë e këtij tarikati, por në krejt Ballkanin.

Kjo teqe u themelua nga Shejh Sulejman Axhiza Baba (1537-1652), i biri i Ahmet Pashës të familjes së Bushatlijve.