Monumentet Kulturore

Muzeu Kombëtar i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërkaq ndërtesa me arkitekturë Austro-hungareze daton që nga viti 1885/6.

Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj.

Aktualisht, muzeu është duke u angazhuar në rikthimin e 1200 objekteve/artefakteve të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të marra nga Beogradi gjatë vitit 1998. Muzeu i Kosovës gjendet në rrugën Nazim Gafurri.