Monumentet Kulturore

Sahat Kulla në Prishtinë është një monument i vjetër i trashëgimisë kulturore e që ndodhet në kryeqendren e Republikën e Kosovës, në Prishtinë. Sahat Kulla gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të Prishtinës.

Është ndërtesë me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore e ndërtuar në shekullin XIX. Sahat Kulla gjendet në pjesën qendrore të pjesës së vjetër të Prishtinës në afërsi të Xhamisë së Mbretit dhe gjendet në oborr të ndërtesës së gjimnazit. Është një ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në Prishtinë. Sahat Kulla është ndërtuar kah fundi i shek. XIX në afërsi të vendit ku ka ekzistuar sahat kulla e përparme.

Mekanizmi i orës ka funksionuar deri në vitet ‘70, ndërsa deri në vitin 2001 nuk ka funksionuar, po në këtë vit është vjedhur mekanizmi i orës dhe kambana, ndërsa nga viti 2002 mekanizmi i orës është zëvendësuar me orë digjitale. Në këtë sahat kullë gjendej kambana e vjetër të cilën turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi e morën si plaçkë lufte dhe si të tillë e sollën në Vushtrri dhe e vunë në sahat kullë.

Sipas urdhrit të Jashar Pashës kambana është sjellë nga Vushtrria në Prishtinë.